
Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, dy prej organizatave kryesore në vend për mbrojtjen dhe avokimin për kauzën LGBT+, bëjnë me dije publikimin e raportit vjetor për situatën e respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri dhe raportin e Monitorimit të gjuhës së urrejtjes në median online.
Të dy raportet vijnë si rezultat i një pune disa mujore të udhëhequr prej organizatave dhe paraqesin situatën shqetësuese me të cilën individët e komunitetit detyrohen të përballen në përditshmërinë e tyre. Në vitet e fundit fatkeqësisht vërehet një stanjacion dhe deri diku përkeqësim, përsa i përket respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT+.