Andy Warhol (1928- 1987)

Andrew Warhol ( 6 gusht 1928-22 shkurt 1987 ) I njohur si Andy Warhol ishte një piktor dhë regjisor amerikan I cili ishte një figurë udhëheqëse në lëvizjen e artit pamor I njohur si “pop art “ . Pas një karriere të suksesshme si ilustrues komercial , Warhol u bë I famshëm në tërë botën për punën e tij si piktor ,regjisor avant-garde për kohën,producent,autor dhe anëtar I shumë qarqeve të ndryshme shoqërore që përfshinin intelektualë të shquar, njerëz të famshëm të Hollywood-it dhe pronarë të pasur .

Warhol ka qene subjekt I shumë ekspozitave retrospektive ,librave , filmave dhe dokumentarëve . Ai gjithashtu solli në përdorim shprehjen aq shumë të përdorur “ 15 minutat e famës “ . Në qytetin e tij të lindjes Pittsburgh , Pennsylvani , është hapur dhe një muze që mban emrin “The Andy Warhol Museum” në nder dhe kujtim të jetës dhe artit të tij .

Ai krijoi një studio të madhe në qendër të Manhatanit