Rubrika "Personazhi i ditës" - Kristen Stewart

 Superstares biseksuale Kristen Stewart i thanë që mos të dilte publikisht me të dashurën e saj nëse donte që të ecte ne karrierë dhe ndoshta një ditë do fitontë dhe ndonjë rol në filmat e Marvel-it. Ajo refuzoi të qëndronte në dollap dhe në emisionin e famshëm Saturday Night Live në 2017 ajo deklaroi: “Jam shumë gay, plako.”

Në një intervistë me revistën Style, ajo tregoi pse doli publikisht pavarësisht impaktit që mund të kishte në karrierën e saj: “U gjenda në një situatë ku të fshihja faktin që po dilja me një gocë ishte ndryshe nga fshehja e të qënit me një djalë, prandaj vendosa që të dal hapur.”

Ajo shprehet se brezi i sotshëm nuk i kushton shumë rëndësi roleve gjinore, dallimeve dhe nuk e sheh situatën si një identitet kundër një identiteti tjetër.

Ju ftojmë të shikoni filmin “Charlie’s Angels”, ku luan rolin e një vajze queer. Filmin e gjeni me titra shqip në filma24.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Cynthia Nixon

Cynthia Nixon ose si shumica prej nesh e njohim, Miranda Hobbes te seriali I famshëm “Sex and the City” është një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT.

 

Nixon mbajti një fjalim pasionant në një tubim solidariteti duke protestuar për ndalimin e emigracionit të Presidentit Trump, pranë vendit ku nisi revolta për të drejtat e komunitetit LGBT, në Stonewall Inn në 2017 dhe fjalimi nisi kështu, "Përshëndetje vëllezër. Pershendetje motra. Përshëndetje vëllezër dhe motra që refuzoni sistemin binar të gjinisë. "

Nixon, e cila është e martuar me Christine Marinoni që në vitin 2012, vazhdoi të thotë: "Si njerëz LGBT, ne e dimë se sa e rëndësishme është të dalim hapur, por unë do të argumentoja që dalja jonë nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa tani. Ne duhet të dalim jo vetëm si queer, por si njerëz që e dinë shumë mirë se si është të të etiketojnë si “ndryshe”, “më pak I vlefshëm”, "objektiv i lehtë nëse kërkon dikë për të bulluar, ngacmuar, diskriminuar, demonizuar, rrahur, madje edhe për të vrarë ".

Nixon na bën të kuptojmë se nuk jemi vetëm në këtë botë, por ka grupe të tjera të diskriminuara po ashtu si komuniteti LGBT dhe duke u solidarizuar me kauza të ndryshmë ne i afrohemi një hap më afër fitores së të drejtave të barabarta për të gjithë.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Howard Wallace

Sot duke qënë dita ndërkombëtare e punëtorëve kemi zgjedhur të prezantojmë një personazh të lëvizjes punëtore i cili ka patur ndikim të madh në sindikatën e vetë dhe në vendin e punës, për të avancuar të drejtat e komunitetit LGBTQI+ në vendin e punës.

Howard Wallace organizoi bojkotin kundër birrës Coors dhe politikave të saj kundër sindikatave dhe kundër komunitetit LGBTQI+. Në vitin 1983 Wallace dhe aktivistë të tjerë themeluan “Lesbian/Gay Labor Alliance of San Francisco”. Vit pas viti kjo lëvizje u bashkohet protestave të 1 Majit dhe Pride-eve.

Ai bashkë me aktivistë të tjerë arritën të ndryshonin perceptimin e sindikatave dhe punëtorisë rreth komunitetit LGBTQI+ por edhe perceptimin e komunitetit LGBTQI+ rreth sindikatave. Në vitin 1980 punëtorë në klinika të HIV/AIDS në qytete të ndryshme filluan përpjekjen e tyre për të krijuar sindikata.

Të drejtat e punëtorëve janë të drejta LGBT!

Arthur Rimbaud

Arthur Rimbaud –Fëmija i tmerrshëm, Poeti i Mallkuar (1854-1891)

Djaloshi ishte i gjatë,i  fortë, pothuajse sportiv, me fytyrë përsosmërish ovale si të engjëjve në arrati, me flokë të shkatërruar në kafe të çelët dhe sy të një bluje të zbehtë shqetësuese...

Paul Verlaine, Poetet e mallkuar

Arthur Rimbaud, lindur në 20 Tetor 1854, djaloshi-poet I parakohshëm I simbolizmit francez, shkroi disa nga poezitë e jashtëzakonshme të shekullit të 19. Rimbaud është njohur si një nga krijuesit e vargut të lirë, simbolizmit, absurdit dhe lëvizjes dekadente.

Oscar Wilde (1854-1900)

Oskar Uailld ishte një shkrimtar dhe poet Anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I ati ishte kirurg dhe e jëma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studjoi në Kolegjin ‘’Trinity’’ të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike.

Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar nga qarqet letrare.

Libri i parë që boton, është një kolazh poezish , që botohen në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën ‘’Vera’’. Vijojnë më pas libra si , ‘’ Princi i lumtur dhe përralla të tjera’’,

Leonardo Da Vinci (1452-1519)

Leonardo Da Vinci lindi ne 1452 ne Vinci. Ai ishte femija jashte martese I Maestro Pieros(Nje noter publik) edhe shoqerueses se tij Katerina. Ne moshen 17 vjecare Leonardo me te atin vendosen ne Firence. Leonardo studiovi ne Verrokio, ku Gjeniu I tij shkelqeu me shume se maestro qe e drejtonte.

Ne vitin 1472 Leonardo behet anetar I bashkesise se piktoreve te Firences. Ne 1476 ai denoncohet me pretekstin e perhapjes se imoralitetit, denoncim I cili hidhet poshte me vone.
Ne vitin 1481 ai nis te punoje nje nga pikturat me te famshme te tij. Vepra e titulluar 'ADHURIMI I MAGIT'eshte gjithashtu pjese e altarit te monasterit te San Donato a Scopertos. Kjo veper nuk u mbarua kurre per shkak se ai largohet per ne Milano ku vihet ne sherbim te dukes Ludovico Moro. Punoi ne Duomone Milanos edhe te keshtjelles se Pavias. Gjate ksaj periudhe mbaroi edhe dy vepra

X