Rubrika "Personazhi i ditës" - Cara Delevigne

Cara Delevigne është modele, këngëtare, aktore dhe një zë i fuqishëm për komunitetin LGBTQI+.

Në 2018 ajo bëri thirrje që të bojkotohesh festivali i famshëm i Coachella-s sepse fondacioni i pronarit të festivalit kishte bërë donacione te disa organizata që advokojnë kundër komunitetit LGBTQI+. Pronari i Coachella-s doli në deklaratë pas pak kohe duke thënë se ai dhe fondacioni i tij e mbështesin komunitetin LGBTQI+ dhe bëri një donacion prej 1 milion dollarësh në fondacionin Elton John AIDS Foundation.

Në 2017 ajo është shprehur për seksualitetin e vetë: “Jam shumë e lumtur se si diskutimi mbi seksualitetin është bërë më i lehtë, sidomos te të rinjtë. Kur unë flas për fluiditetin e seksualitetit tim njerëzit më pyesin nëse jam gay dhe unë ju them se jam fluide”

Në 17 qershor 2019 ajo fitoi çmimin Trevor Project Hero për mbështetjen e madhe qe ajo ka dhënë për komunitetin LGBTQI+. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ajo tha se ndihet shumë e frymëzuar nga puna e mirë që Trevor Project është duke kryer dhe se anëtarët e komunitetit duhet të kuptojnë që nuk janë vetëm dhe se gjithmonë do jetë dikush aty ,kur ata të kenë nevojë.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Sam Smith

Sam Smith është vetëm 28 vjeç dhe ka vjedhur zemrat e të rinjve në të gjithë botën. Ai doli hapur si gay në vitin 2014 dhe që atëherë është bërë një prej ikonave të komunitetit LGBT. Fatin që Sam-i nuk ka patur në dashuri mesa duket e ka pasur në karrierë. Këngën “Stay with me” ai ja ka dedikuar një djali të cilin dashuronte por i cili theu zemrën, por kjo këngë e bëri Sam-in fitues të disa çmimeve Grammy.

Në 2017 Sam-i deklaroi se është queer duke thënë se ai ndihesh aq burrë sa ndihesh edhe grua. Ai tregon se në fëmijëri kishtë raste që nuk kishtë rroba djemsh dhe shkonte në shkollë i veshur si vajzë.

Dy vite më pas, në 2019 deklaroi vendimin e tij për tu identifikuar në gjini jo binare duke thënë: “Pas një jete të tërë në luftë me identitetin tim gjinor kam vendosur ta pranoj veten time ashtu si jam, nga brënda dhe nga jashtë.”

Rubrika "Personazhi i ditës" - Carl Wittman

Carl Wittman është një personazh që jo shumë prej nesh e njohin, por është një ndër figurat më të rëndësishme të komunitetit LGBT. Në 1969 ai shkruajti “Refugees from Amerika: A Gay Manifesto”  që konsiderohet si një nga veprat më me ndikim në lëvizjen për çlirimin e komunitetit gay në vitet ’70.

Carl Wittman e nisi aktivizmin e tij që në rini duke protestuar shpesh kundër racizmit me të cilin përballeshin njerëzit me ngjyrë në atë kohë në Amerikë. Ai u arrestua madje disa herë si pjesëmarrës në këto protesta.

Në 1967 ai shkoi të jetonte në San Francisco ku ishte dhe epiqendra e komuniteti gay të atyre viteve dhe aty shkruajti dhe veprën e tij.

Një fragment i shkurtër nga “A Gay Manifesto”:

"Heteroseksualiteti përjashtues është problematik. Ai pasqyron frikën ndaj njerzve që kanë tërheqje ndaj seksit të njëjtë, është anti-homoseksual dhe mbart frustrim. Gjithashtu seksi heteroseksual është problematik; pyesni lëvizjen për çlirimin e grave se si  meshkujt heteroseksual janë në krevat. Për mashkullin shovinist seksi është dhunë. Për gruan tradicionale seksi është detyrim."

Rubrika "Personazhi i ditës" - Freddie Mercury

Freddie Mercury këngëtari që adhurohej nga miliona njerëz në të gjithë botën është një prej ikonave të komunitetit LGBT. Freddie me bandën e tij Queen revulocionarizoi muzikën botërore me kënge si, Crazy Little Thing Called Love, Another One Bites The Dust, Now I’m Here, We Will Rock You, Killer Queen, Don’t Stop Me Now, Somebody To Love and of course Bohemian Rhapsody.

Një ditë para se të vdiste ai deklaroi se ishte me HIV/AIDS, gjë e cila e solli epidemine  në atë kohë në vëmendje të të gjithëve. Pas vdekjes se tij, banda e tij dhe shumë kengëtarë të tjerë duke bërë koncerte arritën të mblidhnin miliona dollarë për kërkimet shkencore mbi  HIV/AIDS.

Freddie arriti të ndryshoj qëndrimet e miliona njërëzve dhe mënyrën sesi ata silleshin me personat e prekur me HIV/AIDS.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Carmen Carrera

Carmen Carrera është një performuese Drag e cila mori pjesë në RuPaul Drag Race dhe e kritikoi RuPaul-in për komentet e tij të shpeshta transfobike. Edhe pse në show ajo u paraqit si mashkull, ajo që ateherë ka deklaruar se është një grua transgjinore.

Carrera nisi një peticion drejtuar agjencisë së famshme të modelingut Victoria Secret, ku i kërkonte qe të përfshihesh si modele nga komuniteti transgjinor.

Vitin e kaluar, Victoria Secret shfaqi për herë të parë një vajzë nga komuniteti transgjinor edhe pse ajo nuk ishte Carrera, por për të do flasim në një postim tjetër

X