Rubrika "Personazhi i ditës" - Sylvia Rivera

Sylvia Rivera ishte një drag queen Amerikano-Latine e cila ishte aktiviste për te drejtat e komunitetit LGBTQI+ në vitet ’60 dhe ’70.

Ajo ishte bashkëthemeluese e organizatës “Gay Liberation Front” dhe themeluese e organizatës politike STAR (Street Transvestite Action Revolutionaries). Rivera ishte një nga aktivistet më radikale të viteve ’60-’70 dhe pjesëmarrëse e protestave të Stonewall-it që shënuan dhe fillimin e PRIDE-it.

Në një intervistë të dhënë disa vite pas protestave të Stonewall-it, për të cilat thuhet se ajo ka hedhur molotovin e dytë kundër policëve, ajo shprehet: “Ne ishim pararoja sepse ne nuk kishim asgjë për të humbur.” Ajo ishte vetëm 17 vjeç gjatë protestave të Stonewall-it.

Sylvia nuk luftoi vetëm për të drejtat e komunitetit LGBTQI+ por edhe kundër racizmit, kundër diskriminimit të të varfërve dhe kundër padrejtësive të sistemit të drejtësisë Amerikane.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Ricky Martin

Këngëtari i La Vida Loca, Ricky Martin theu shumë zemra në 2010 kur u shpreh “Jam shumë krenar që jam një burrë homoseksual. Jam i bekuar që jam ky që jam.”

Ricky përveç se një këngëtar shumë i talentuar është edhe një nga aktivistët më me zë të Puerto Ricos. Ai i bëri thirrje qeverisë së Puerto Ricos duke thënë: “Po kërkojmë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Puerto Ricos, dhe shpresojmë që të arrijmë që Puerto Rico të bëhet shteti i së drejtës dhe paqes që të gjithë duam. Puerto Rico duhet tju bashkohet shteteve të tjera që janë pararojë për të drejtat e njeriut dhe për barazi.”

Vitin e kaluar ai kundërshtoi vendimin e senatit të Puerto Ricos, i cili me anë të një ligji që donte të kalonte, e zhvishte komunitetin LGBTQI+ nga të drejtat që deri më tani kishin fituar.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Janet Mock

Janet Mock është autore bestselling, aktiviste LGBT dhe grua transgjinore. Në 2011 ajo bëri daljen e saj publike si transgjinore, në një artikull në revisten Marie Claire. Më pas ajo publikoi librin e saj “Redefining Realness“ në të cilin ajo tregon për jetën e saj.

Pas disa vitesh ajo kritikoi përzgjedhjen e titullit të artikullit në të cilin bëri daljen publike i cili titullohesh “Unë linda djalë” duke thënë: “Unë linda në një trup për të cilin doktorët thonë se është trupi i një djali. Unë nuk kisha asnjë mundësi të vendosja mbi seksin tim në lindje, të tjerët vendosën për mua. Operacionet e mia nuk më bën mua një vajzë, unë gjithmonë kam qënë një vajzë.”

Janet ka fituar çmime të shumta për advokacinë e saj për komunitetin LGBT, kryesisht për vajzat transgjinore me ngjyrë.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Lena Waithe

Lena Waithe është aktore, shkrimtare dhe producente dhe ajo hyri në histori në 2017 si gruaja e parë me ngjyrë që fiton çmimin Emmy për komedi. Waithe që identifikohet si queer e përdori rastin e fitores së saj historike për të mbajtur një fjalim inspirues për “familjen LGBTQI+”.

“Gjërat që na bëjnë të ndryshëm, janë superfuqitë tona.” – tha ajo.  Ajo shfrytëzon çdo moment të mundshëm për të folur për të drejtat e komunitetit LGBTQI+. Në Met Gala ajo veshi një pelerinë me ngjyrat e flamurit LGBTQI+ dhe ky ishte një veprim shumë i guximshëm nga ana e saj duke marr parasysh që eventi kishte temë fetare.

“Tema për mua është “Ji vetëvetja”, në fund të fundit jemi krijuar të gjithë në imazhin e zotit, apo jo?” – tha ajo.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres përvec se është një prezantuese shumë e talentuar dhe na kënaq me emisionin e saj The Ellen DeGeneres Show, është dhe një aktiviste e të drejtave të njeriut qe ka advokuar për çështje të ndryshme. Ajo ka advokuar shpesh për të drejtat e grave dhe për barazi gjinore dhe është një mbështetëse e martesës midis personave të të njëjtit seks.

Ajo doli hapur për orientimin e saj seksual mbi 20 vite më parë, në një periudhë në të cilën në Amerikë nuk ishte aq e lehtë sa sot për të dal hapur. Dalja e saj hapur pati ndikim të madh te komuniteti LGBTQI+ dhe ndihmoi shumë njerëz të tjerë të pranonin veten e tyre.

Shpesh ka mbajtur qëndrim kundër deklaratave homofobe të presidentit Trump dhe ka refuzuar që ta ketë atë si të ftuar në emisionin e saj. Gjithashtu ka mbajtur qëndrim ndaj grupimeve konservatore në Amerikë që advokojnë kundër komuniteti LGBTQI+.

Ellen ka qënë dhe ngelet një frymëzim për komunitetin LGBTQI+, jo vetëm në Amerikë por gjithkund.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Anna Erin Clarke

Anne Erin Clark ose e njohur ndryshe si këngëtarja St. Vincent kërkon të thyejë barrierat gjinore dhe seksuale në shoqëri.

Ajo flet shpesh për pyetjet diskriminuese që merr për faktin që është grua apo pjesë e komunitetit LGBTQI+.

Kur u pyet për orientimin e saj seksual ajo u shpreh: "Unë besoj në fluiditetin gjinor dhe atë seksual. Nuk më pëlqen të identifikohem me diçka. Mendoj se mund të biesh në dashuri me çdokënd. Nuk kam asnjë gjë për të fshehur por do doja që vëmendja të ishte te muzika. Nuk mbështesë ndarjen gjinore apo seksuale, por përfshirjen në spektrin seksual."

X