Rubrika "Personazhi i ditës" - Lend Mustafa

Lend Mustafa është një aktivist për të drejtat e komunitetit LGBTQI+ në Kosovë dhe më tej.

Ai është transgjinori i parë, në Kosovë, që ka dal hapur në media për identitetin e tij gjinor. Akoma para se të dilte hapur ai angazhohej për të drejtat e komunitetit LGBTQI+ në Kosove dhe rajon. Lendi është kordinator projektesh pranë organizatës jo-qeveritare CEL (“Qendra për Barazi dhe Liri”).

Angazhimi i Lendit me komunitetin LGBTQI+ e ka njohur atë me shumë aktivist nga rajoni, të cilët luftojnë për të njëjtën kauzë. Me një prej aktivistëve, Jovanin nga Serbia, ai ka arritur të zhvillojë aktivitete të përbashkëta në Kosovë dhe në Serbi.

Bashkëpunimi i Lendit me Jovanin arriti deri në serinë e reportazheve te BBC-së “Crossing Divides” ku dy aktivistët shprehen se njerëzit e thjeshtë kanë probleme të përbashkëta dhe se konfliktet në rajon janë një lojë politike e së cilës nuk duhet të biem pre.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Blert Morina

Blert Morina është aktivisti që vitin e kaluar ja doli të fitonte të drejtën për të ndryshuar gjininë dhe emrin ligjërisht.

Ai kishte bërë kërkesë në zyrën e gjëndjes civile në Gjakovë për ndryshimin e emrit të tij nga "Blerta" në "Blert", por ajo ishte refuzuar. Blerti ju drejtua gjykatës dhe pas një kalvari të gjatë dy vjeçar në nëntor të 2019 atij ju njoh e drejta për të ndërruar shënjuesin e gjinisë dhe emrin në dokumentat e tij.

Blerti përvec se do kujtohet në histori si personi që luftoi kundër sistemit dhe fitoi, është dhe një nga aktivistët më të zëshëm për të drejtat e komunitetit LGBTQI+ në Kosovë dhe në rajon. Ai është drejtor ekzekutiv i organizatës “Qendra për Barazi dhe Liri” (CEL), organizatë e cila e ka fokusin tek të drejtat e komunitetit LGBTQI+.

Në vitin 2018 ai mori çmimin “Democracy Award”. Gjatë ceremonisë ai u shpreh: “Nëse do ishim dorëzuar që te pengesat e para, sot nuk do të kishim mundësinë të festonim diversitetin, për një javë të tërë në hapësira publike. Nëse do kishim hequr dorë që në fillim, sot nuk do kishim njerëz të cilët flasin hapur për seksualitetin dhe identitetin e tyre gjinor”.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Qerkica

Qerkica është një grua 44 vjeçare, transgjinore e komunitetit rom që jeton në Prishtinë.

Ajo ishte ndër personat e parë, që ka dalë hapur si grua transgjinore, në Kosovën e pasluftës.

Në shumë intervista që ajo ka dhënë e ka folur mbi jetën e saj aspak të thjeshtë, është shprehur se gjithmonë është ndjerë grua dhe se njerezit ashtu e shihnin, deri në momentin kur zeri filloi t’i trashej e mjekrra t’i dilte.

Qerkica u quajt Violeta dhe ëndrra e saj më e madhe është të mundte të jetonte një jetë normale. Shpesh herë ka rënë pre e diskriminimeve si pjestare e komunitetit rom dhe e komunitetit transgjinor. Ka përjetuar dhunë të vazhdueshme, si prej shoqërisë ashtu edhe prej institucioneve shteterore.

Ndonëse ajo vazhdon të përballet me vështirësitë e jeta i ofron, qofshin këto ekonomike apo sociale, nuk e ka ndalur kurrë luftën dhe përpjekjen për të pranuar veten e saj dhe për të jetuar ashtu si ajo është, me guximin për ta bërë këtë përpara gjithë botës. Ndaj edhe sot, është një frymëzim dhe zë i fortë si për komunitetin LGBTQI+ në Kosovë ashtu edhe më tej.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Nikoleta

Nga sot do fillojmë të postojmë personazhe të komunitetit LGBTQI+ nga Shqipëria dhe rajoni.

Personazhi i sotëm konsiderohet si transgjinorja e parë shqiptare. Nikoleta ka jetuar gjatë viteve të diktaturës si burrë, por ajo shprehej se gjithmonë ishte ndjerë grua. Për të mos turpëruar familjen atë e martuan me një grua dhe nga kjo martesë lindën dy fëmijë.

Nikoleta në 2010 tregoi historinë e saj në Top Chanel, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Shqipëri. Ajo tregoi se pasi diktatura ra ajo filloi të vishesh dhe sillesh si grua, ashtu si gjithmonë ishte ndjerë dhe për këtë arsye humbi familjen saj. Ajo në kohën e reportazhit ruante vetëm një fotografi të fëmijëve të vetë dhe shprehet se i takonte shumë rrallë ata.

Nikoleta konsiderohej si mama nga vajzat e komunitetit trans në Shqipëri. Ajo edhe pse e pastrehë dhe në kushte të vështira ekonomike ju gjendesh gjithmonë pranë vajzave të komunitetit transgjinor.

Shoqëria dhe shteti kanë qënë të padrejtë me Nikoletën. Ajo ka hasur diskriminim të madh si nga shoqëria por edhe nga shteti, që nuk i siguruan kurrë minimumin për të jetuar si gjithë njerëzit e tjerë. Nikoleta shprehej se dëshironte të gjente një punë dhe të jetonte si gjithë njerëzit.

Pas shume peripecish në Shqipëri ajo vendosi të largohesh për në Itali. Me ndihmën e aktivistëve ajo siguroi dokumentacionin e duhur dhe jetoi  fillimisht në Kalabri dhe më pas në Siçili, në një manastir murgeshash.

Nikoleta shkruante edhe poezi dhe kemi arritur të gjejmë një prej poezive të saj dhe po e bashkangjisim në vazhdim.

 

Njëzet e tetë, njëzet e nëntë

kemi dilemën më të madhe

që kemi zgjedhur sot

Këtë dilemë

e kemi patur kah mot.

 

E kisha në gjimnaz

për të zgjedhur dy dashnor

njërin apo tjetrin,

midis Benit dhe Dritanit

zgjodha mësimin, seksin e mamit.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Michel Foucault

Michel Foucault ishte një filozof francez, historian, kritik letrar dhe homoseksual. Teoritë kryesore të Foucault adresonin marrëdhënien midis pushtetit dhe dijes. Ai ishte një aktivist politik, i cili ishte I përqëndruar në protestat kundër abuzimeve të qeverisë lidhur me të drejtat e njeriut në të gjithë botën.

Foucault e shikonte seksualitetin si konstrukt shoqëror dhe kjo qasje pati ndikim të madhë në teorinë queer. Ai i rezistonte politikave identitare dhe refuzonte konceptin psikoanalitik të "zgjedhjes së individit".

Michel vdiq në Paris nga HIV/AIDS dhe u bë personi i parë publik në Francë që vdiq nga kjo sëmundje, duke ndihmuar kështu që të rikthehej vëmendja te epidemia e HIV/AIDS.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Mark Ashton

Mark Ashton e njohim kryesisht nga filmi PRIDE (2014). Po citoj fjalët e shokut të tij Chris Birch për Mark-un: “Ai ishte irlandez, komunist, agjitator dhe katolik që shkonte rrallë herë në kishë. Ai ishte shumë karizmatik. Të qënit komunist i caktonte atij çdo veprim që bëntë. Në vitin 1982 ai kaloi disa vite në Bangladesh dhe varfëria atje e politizoi atë.”

Në vitin 1984 gjatë grevës më të gjatë të minatorëve në historinë e Britanisë së Bashkuar, Marku themeloi grupimin “Gay dhe Lesbike mbështesin minatorët” dhe arriti bashkë me anëtar të tjerë të komunitetit LGBTQI+ të jepte një kontribut shumë të rëndësishëm në kauzën e minatorëve.

Marku jetoi në një kohë kur HIV/AIDS po bëntë kërdinë dhe politik bërësit nuk po e merrnin seriozisht. Ai kuptoi që mënyra e vetme për të sjell në vëmendje epideminë e HIV/AIDS dhe të drejtat e munguara të komunitetit LGBTQI+ ishte bashkëpunimi me grupime të tjera.

Mbështetja që ai dhe grupi i tij i dhanë minatorëve rezultoi me sukses pasi në vitin 1985 u kalua në parlamentin Britanik një mocion për të mbështetur të drejtat e barabarta për komunitetin LGBTQI+. Ky mocion kaloi vetëm për një arsye, sepse Sindikata Kombëtare e Minatorëve dhe aleatët e vetë e mbështetën këtë mocion.

X