Rubrika "Personazhi i ditës" - Carl Wittman

Carl Wittman është një personazh që jo shumë prej nesh e njohin, por është një ndër figurat më të rëndësishme të komunitetit LGBT. Në 1969 ai shkruajti “Refugees from Amerika: A Gay Manifesto”  që konsiderohet si një nga veprat më me ndikim në lëvizjen për çlirimin e komunitetit gay në vitet ’70.

Carl Wittman e nisi aktivizmin e tij që në rini duke protestuar shpesh kundër racizmit me të cilin përballeshin njerëzit me ngjyrë në atë kohë në Amerikë. Ai u arrestua madje disa herë si pjesëmarrës në këto protesta.

Në 1967 ai shkoi të jetonte në San Francisco ku ishte dhe epiqendra e komuniteti gay të atyre viteve dhe aty shkruajti dhe veprën e tij.

Një fragment i shkurtër nga “A Gay Manifesto”:

"Heteroseksualiteti përjashtues është problematik. Ai pasqyron frikën ndaj njerzve që kanë tërheqje ndaj seksit të njëjtë, është anti-homoseksual dhe mbart frustrim. Gjithashtu seksi heteroseksual është problematik; pyesni lëvizjen për çlirimin e grave se si  meshkujt heteroseksual janë në krevat. Për mashkullin shovinist seksi është dhunë. Për gruan tradicionale seksi është detyrim."