Rubrika "Personazhi i ditës" - Kristen Stewart

 Superstares biseksuale Kristen Stewart i thanë që mos të dilte publikisht me të dashurën e saj nëse donte që të ecte ne karrierë dhe ndoshta një ditë do fitontë dhe ndonjë rol në filmat e Marvel-it. Ajo refuzoi të qëndronte në dollap dhe në emisionin e famshëm Saturday Night Live në 2017 ajo deklaroi: “Jam shumë gay, plako.”

Në një intervistë me revistën Style, ajo tregoi pse doli publikisht pavarësisht impaktit që mund të kishte në karrierën e saj: “U gjenda në një situatë ku të fshihja faktin që po dilja me një gocë ishte ndryshe nga fshehja e të qënit me një djalë, prandaj vendosa që të dal hapur.”

Ajo shprehet se brezi i sotshëm nuk i kushton shumë rëndësi roleve gjinore, dallimeve dhe nuk e sheh situatën si një identitet kundër një identiteti tjetër.

Ju ftojmë të shikoni filmin “Charlie’s Angels”, ku luan rolin e një vajze queer. Filmin e gjeni me titra shqip në filma24.