Rubrika "Personazhi i ditës" - Nikoleta

Nga sot do fillojmë të postojmë personazhe të komunitetit LGBTQI+ nga Shqipëria dhe rajoni.

Personazhi i sotëm konsiderohet si transgjinorja e parë shqiptare. Nikoleta ka jetuar gjatë viteve të diktaturës si burrë, por ajo shprehej se gjithmonë ishte ndjerë grua. Për të mos turpëruar familjen atë e martuan me një grua dhe nga kjo martesë lindën dy fëmijë.

Nikoleta në 2010 tregoi historinë e saj në Top Chanel, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Shqipëri. Ajo tregoi se pasi diktatura ra ajo filloi të vishesh dhe sillesh si grua, ashtu si gjithmonë ishte ndjerë dhe për këtë arsye humbi familjen saj. Ajo në kohën e reportazhit ruante vetëm një fotografi të fëmijëve të vetë dhe shprehet se i takonte shumë rrallë ata.

Nikoleta konsiderohej si mama nga vajzat e komunitetit trans në Shqipëri. Ajo edhe pse e pastrehë dhe në kushte të vështira ekonomike ju gjendesh gjithmonë pranë vajzave të komunitetit transgjinor.

Shoqëria dhe shteti kanë qënë të padrejtë me Nikoletën. Ajo ka hasur diskriminim të madh si nga shoqëria por edhe nga shteti, që nuk i siguruan kurrë minimumin për të jetuar si gjithë njerëzit e tjerë. Nikoleta shprehej se dëshironte të gjente një punë dhe të jetonte si gjithë njerëzit.

Pas shume peripecish në Shqipëri ajo vendosi të largohesh për në Itali. Me ndihmën e aktivistëve ajo siguroi dokumentacionin e duhur dhe jetoi  fillimisht në Kalabri dhe më pas në Siçili, në një manastir murgeshash.

Nikoleta shkruante edhe poezi dhe kemi arritur të gjejmë një prej poezive të saj dhe po e bashkangjisim në vazhdim.

 

Njëzet e tetë, njëzet e nëntë

kemi dilemën më të madhe

që kemi zgjedhur sot

Këtë dilemë

e kemi patur kah mot.

 

E kisha në gjimnaz

për të zgjedhur dy dashnor

njërin apo tjetrin,

midis Benit dhe Dritanit

zgjodha mësimin, seksin e mamit.