Rubrika "Personazhi i ditës" - “Queer Eye’s” Fab Five

Aktorët e serialit Queer Eye në Netflix duket sikur janë të vendosur të sjellin një ndryshim në botë.

Aktorët e “Fab Five” – Tan France, Jonathan Van Ness, Bobby Berk, Karamo Brown dhe Antoni Porowski – flasin hapur në Queer Eye rreth veshtirësive personale dhe eksperiencave të tyre me homofobinë dhe diskriminimin. Ata shpresojnë që me famën e tyre të sapo fituar të fuqizojnë komunitetin LGBTQ.

Thjesht fakti që të qënit vetvetja në Queer Eye ka fuqizuar shumë njerëz, të rinj e të vjetër dhe i ka bërë ata të ndihen rehat me veten e tyrë dhe me vendin që zënë në këtë botë është diçka që më motivon,” tha Van Ness në një intervistë për Refinery29. “Kur njerëzit më tregojnë sesi ndihen kur më ndjekin në Queer Eye, më bën të kuptoj sesa të shtypur jemi akoma.”

Rubrika "Personazhi i ditës" - Alexya Salvador

Alexya Salvador është një grua transgjinore nga Brazili, ku dhuna ndaj komuniteti LGBTQ ka arritur kulmin. Më shumë se 380 njerëz që identifikoheshin si anëtarë të komunitetit LGBTQ janë vrarë në 2017 në Brazil.

Ajo është pastore. Salvador e quan veten e vetë “baresha e parë transgjinore në Amerikën Latine,” dhe së bashku me pastor të tjerë të cilët janë miqësor ndaj komunitetit, ajo organizoi në 2017 një meshë masive në Kubë.

Alexya është mama e dy fëmijëve, një prej të cilëve është vajzë transgjinore dhe është personi i parë transgjinor në Brazil që ka adoptuar një fëmijë.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Laverne Cox

Laverne Cox, e njohur kryesisht për rolin e saj si Sophia Burset në serialin shumë të njohur të Netflix, Orange is the New Black, është një grua zezake, transgjinore dhe e para transgjinore e nominuar per çmimin Emmy. Gjithashtu ajo është edhe mbështetëse e të drejtave të komunitetit LGBTQ. Cox ka folur shpesh herë për aksesin e komunitetit  LGBTQ në shëndetësi dhe ka ngritur shumë shpesh zërin për të drejtat e personave transgjinorë dhe njerzve me ngjyrë.

Ne duhet të artikulojmë historitë e atyre që janë më shumë në rrezik, statistikisht ata janë personat transgjinor me ngjyrë që janë të varfër dhe i përkasin klasës punëtore,” shkruajti Cox në rrjetin social Tumblr në vitin 2015. “Kam shpresuar këto vitet e fundit që e gjithë dashuria dhe mbështetja që kam marr nga publiku të përkthehet në mbështetje për të gjithë komunitetin transgjinor.”

Rubrika "Personazhi i ditës" - Elvis Hoxhaj

Elvis Hoxhaj është aktivist i lëvizjes LGBT+ që nga viti 2010. Elvisi ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në realizimin e nismave të ndryshme artistike, me qëllim përdorimin e artit për të rritur ndërgjegjësimin ndaj çështjeve LGBTI.

Ai ka qenë ideator dhe një prej kuratorëve të ekspozitës Art. 1. e cila synonte të theksonte faktin që komuniteti LGBTI është pjesë integrale e shoqërisë shqiptare. Art 1 ishte ekspozita e parë LGBTI që u zhvillua në muzeun kombëtar. Gjithashtu, Elvisi ka kuruar ekspozitën Kukafshehti, dhe ka menaxhuar rezidencën e parë artistike LGBTI me artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Dashuria e tij per artin dhe kauzën LGBTI ka qenë një aset shumë i rëndësishëm për avancimin e të drejtave LGBTI në Shqipëri.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Vasilika Laçi

Vasilika Laçi është aktiviste për të drejtat e njeriut, feministe dhe mbështetëse e komunitetit LGBT+ në Shqipëri.

Ajo ka studiuar për filozofi dhe sociologji në universitetin e Tiranës dhe ka studiuar në master të drejtat e njeriut dhe demokraci në Sarajevë dhe Bolonja. Prej mëse 10 vitesh ajo ka kontribuar në kauza të ndryshmë për të drejtat e njeriut,  përfshirë edhe të drejtat e komunitetit LGBT+.

Vasilika ka qënë bashkë organizatore e disa Pride-ve dhe ka dhënë një kontribut të vyer në rritjen e kapacatiteve të anëtarëve të komunitetit LGBT+ si edhe në përmirësimin e ligjeve dhe politikave. Vasilika ka luftuar për përfshirje dhe drejtësi sociale për shumë grupe si gratë, pakica Rome dhe Egjiptianët, personat me aftësi ndryshe etj.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Queen Klea

Queen Klea është një nga performueset e para Drag të komunitetit trasgjinor në Shqipëri, e cila ka marrë pjesë në shumë aktivitete të komunitetit LGBTI+.

Ajo ka përfaqësuar komunitetin trans në evente kombëtare dhe ndërkombëtare. Me ndihmën e aktivistëve të tjerë të komunitetit ka organizuar disa evente kulturore për komunitetin transgjinor. Një ndër to ka qënë dhe Miss Trans Kosova 2018, që ka qënë eventi i parë i tillë në Kosovë.

Queen Klea ka rreth 15 vite që performon për komunitetin LGBTI+ me performanca të ndryshme artistike. Ajo ka marrë pjesë edhe në talent show “Tu Si Que Vales” në Shqipëri në vitin 2016, ku theu tabu me daljen e saj dhe arriti të ishte në 10-shen finalist.

Queen Klea ka dhënë një kontribut të vyer në fuqizimin e komunitetit transgjinor në Shqipëri.

X