Me mijëra protestojnë në Poloni pas arrestit të aktivistëve

Me mijëra protestojnë në Poloni pas arrestit të aktivistëve

VARSHAVË – Mijëra njerëz protestuan në Poloni të shtunën duke valvitur flamujt e ylberit një ditë pasi një aktivist për të drejtat e komunitetit LGBT u mor për dy muaj paraburgim.

Rreth 50 demonstrues u arrestuan gjithashtu të premten, pasi aktivistja e cila identifikohet si Margot, u dënua në Varshavën Qëndrore pas një urdhëri kontroversial të gjykatës.

Protesta më e madhe e solidaritetit të shtunën ndodhi jashtë Pallatit të Kulturës në Varshavë, ku një fotograf i AFP fotografoi mijëra njerëz, ku disa prej tyre mbanin cadra me flamuj LGBT.

Bashkimi Europian bllokon ҫdo fond në qytetet e Polonisë që u shpallën, Zona pa LGBT

Bashkimi Europian bllokon ҫdo fond në qytetet e Polonisë që u shpallën, Zona pa LGBT

Bashkimi Europian ka bllokuar të gjitha fondet e saj për 6 qytete polake, të cilat janë binjakëzuar në një “koalicion” të quajtur “Zona pa LGBT”

Duke njoftuar vendimin Komisioni Evropian tha se unioni mbron barazinë për të gjithë njerëzit.

“Vlerat dhe të drejtat themelore të BE duhet të respektohen nga vendet anëtare dhe autoritetet shtetërore”, tha komisionerja e BE për barazinë Helena Dalli, në një koment.

“Prandaj gjashtë qytetet e vllazëruara nga autoritetet në Poloni që u shpallën ‘Zona pa LGBTI’ apo miratuan rezolutat e  ‘të drejtës së familjes’ ne i refuzojmë,” shtoi ajo.

Qytetet kishin aplikuar në programin e binjakëzimit të BE, për të “garantuar marrdhënie paqësore” dhe “përforcuar miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë” mes qytetarëve evropianë.

Programi evropian i binjakëzimit jep fonde deri në €25,000 për nisma të tilla.

Por zëdhënësi Adalbert Jahnz tha: “Gjashtë aplikimet janë refuzuar sepse përfaqësuesit nuk dhanë sigurinë e mjaftueshme se projekti përshtatet me tiparet dhe objektivat e tij të përgjithshme”.

Jahnz tha për CNN se “nuk kishte lirinë” për të identifikuar aplikimet e refuzuara: “Ne nuk i bëjmë publikë aplikantët të cilëve u refuzohen fondet e BE, që është edhe kjo pjesë e parimit të barazisë që dominon proceset tona”./ HistoriaIme

6 filmat me personazhe kryesore Gay që mund t’i shihni me titra shqip në gusht!

https://i0.wp.com/www.historia-ime.com/wp-content/uploads/2020/08/2.jpg?resize=960%2C640&ssl=1

 

Nëse nuk keni ikur me pushim, ose edhe nëse keni ikur, dhe në darkë nuk keni se ҫfarë të bëni, atëherë uluni dhe shikoni filmat që ne u sugjerojmë t’i shikoni gjatë këtij muaji.

Filmat e mëposhtëm, mund të gjenden me titra shqip në platformat e filmave online.

Human Rights Watch: Komuniteti LGBT+ u nënshtrohet torturave brutale në Siri nga qeveria dhe ISIS

Human Rights Watch: Komuniteti LGBT+ u nënshtrohet torturave brutale në Siri nga qeveria dhe ISIS

Njerëzit Queer në Siri vuajnë forma ekstreme dhe poshtëruese të dhunës seksuale në duart e zyrtarëve të qeverisë dhe militantëve të të ashtuquajtur shtetit islamik ISIS, sipas një raporti të ndarë nga një prej organizatave më të mëdha botërore për të drejtat LGBT + dhe të drejtat e njeriut.

Në intervistat me 40 persona LGBT + Human Rights Watch zbuloi  se komuniteti atje i nënshrohet në mënyrë periodike akteve brutale.

Deputetët polakë veshin ngjyrat e ylberit si përgjigje ndaj Presidentit Duda

Deputetët polakë veshin ngjyrat e ylberit si përgjigje ndaj Presidentit Duda

Deputetët polakë valëvitën flamurin me ngjyrat e ylberit të komunitetit LGBTQ + si protestë gjatë betimit të Presidentit Andrzej Duda.

Disa madje mbanin kopje të kushtetutës, për të sinjalizuar besimin e tyre se presidenti ka shkelur mbrojtjet ligjore të vendit.

“Presidenti i Republikës së Polonisë duhet të mbrojë mirëqenien e të gjithë qytetarëve,” ka shkruar në Twitter deputetja e Razem, Magda Biejat.

Rënia e Polonisë/ Qeveria drejt tërheqjes nga Konventa e Stambollit, alarm për dhunën në familje!

Rënia e Polonisë/ Qeveria drejt tërheqjes nga Konventa e Stambollit, alarm për dhunën në familje!

Polonia do të ndërmarrë në javët e ardhshme një hap estrem, për tu tërhequr nga një Traktat Evropian mbi Dhunën ndaj Grave, e njohur ndryshe si Konventa e Stambollit.

Sipas të djathtëve në Poloni të cilët së fundmi futuan ngushtë zgjedhjet, ky traktat shkel të drejtat e prindërve duke u kërkuar shkollave t’u mësojnë fëmijëve për gjininë.

Ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro tha se “Ai përmban elemente të një natyre ideologjike, të cilat ne i konsiderojmë të dëmshme”, tha zoti Ziobro.

Mijëra njerëz, kryesisht gra, protestuan në Varshavë dhe qytete të tjera kundër propozimeve për të refuzuar traktatinm që sipas tyre legjitimon dhunën në familje.

Që nga fitimi i një mandate të dytë pak javë më parë, Presidenti i djathtë Andrej Duda është kritikuar fort për shkak se po ndërmerr disa hapa që janë quajtur si shkelje e të drejtave të njeriut, përfshirë kritikat e ashpra për qasjen e tij ndaj komunitetit LGBTI.

Partia në pushtet Drejtësi dhe Ligj (PiS) e Polonisë dhe partnerët e saj të koalicionit pozicionohen ngushtë me Kishën Katolike dhe promovojnë një axhendë konservatore sociale.

Ministri i drejtësisë, përfaqëson një parti më të vogël të krahut të djathtë brenda koalicionit qeverisës. Një zëdhënës i qeverisë nuk ishte i disponueshëm të shtunën për të komentuar nëse njoftimi i zotit Ziobro për planet për tu tërhequr nga traktati përfaqësonte një vendim kolektiv të kabinetit, apo vetëm partia e Ministrit të Drejtësisë do t’i shkojë kësaj axhende deri në fund.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dhuna në familje është rritur këtë vit në Evropë gjatë muajve të izolimit për shkak të përpjekjeve për të luftuar koronavirusin./ HistoriaIme

Karantina kishte një ndikim shkatërrues në shëndetin mendor të komunitetit LGBT

Karantina kishte një ndikim shkatërrues në shëndetin mendor të komunitetit LGBT

Bllokimi i koronavirusit ka provokuar një krizë të shëndetit mendor në mesin e komunitetit LGBTQ, me njerëz të rinj të mbyllur me të afërmit e moshuar më të dëshpëruar, zbuluan studiuesit.

Një studim i përvojës së njerëzve LGBTQ gjatë pandemisë, nga University College London (UCL) dhe Universiteti Sussex, zbuloi se 69% e të anketuarve pësuan simptoma depresive, duke u rritur në rreth 90% të atyre që kishin provuar homofobinë ose transfobinë.

Trangjinorja e parë, kandidon për poste publike në zgjedhjet në Rumani

Trangjinorja e parë, kandidon për poste publike në zgjedhjet në Rumani

Tridhjetë vjeçarja punonjëse e seksit e komunitetit rom Antonella Lerca do të jetë personi i parë transgjinor që do të kandidojë për poste publike në Rumani kur ajo garon në zgjedhjet lokale të shtatorit.

 Antonella Lerca, një grua transgjinore me origjinë rome e cila është një punëtore seksi, nisi fushatën e saj të hënën për të kandiduar si një kandidat i pavarur për Qarkun 2 të Bukureshtit në zgjedhjet lokale në 27 Shtator, i tha ajo faqes britanike LGBT të lajmeve Pink News.