Tunizia bëhet vendi i parë në botën arabe që njeh martesat e së njëjtës gjini?

Në Tunizi ka shumë polemika ditët e fundit nëse vendi ka vendosur të pranojë ose martesat e së njëjtës gjini.

Organizata “Shams – Pour la dépénalisation de l’homosexualité en Tunisie”- njoftoi në faqen e saj në Facebook në 24 Prill, ditën e parë të Ramazanit, se Tunizia ka pranuar të regjistrojë një çift gay si të martuar.

Organizatat apel Ministrisë së Shëndetësisë: Disa pacientë të mos kenë kufizime në lëvizje!

Shoqata Together for Life, në bashkëpunim me Shoqatën e Pacientëve me Hepatite dhe të Transplantuarve të Shqipërisë përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH, kanë kërkuar që  të sëmurët me trajtime kronike që i marrin informacionet vetëm nga specialistët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) dhe tërheqin medikamentetet vetëm pranë QSUT-së, si: pacientët me Hemofili; pacientët me Hepatite; të Transplantuarit; personat me HIV-AIDS etj, të mos kenë kufizime në lëvizje, dhe të përjshtohen menjëherë nga vendimet e qeverisë për shtetrrethimin.

Parada vazhdon

Në vitin 2012, kur disa njerëz të guximshëm vendosën të sfidojnë frikën për të pedaluar për herë të parë edhe publikisht në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, për ta dhe për shumë individë të tjerë të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, izolimi social ishte jo vetëm realiteti i përditshmërisë së tyre, por edhe një armë për të mbijetuar.

Çfarë duhet të dinë njerëzit me HIV për koronavirusin!

John Brooks nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se njerëzit të cilët janë HIV pozitiv kanë një mundësi më të madhe të preken nga koronavirusi i ri, COVID-19.
Megjithatë, duke pasur parasysh se COVID-1 mbetet i panjohur si sëmundje, ai këshilloi që të gjithë personat me HIV të marrin masa paraprake.

“Fiksimi i komunitetit gay me statusin dhe paraqitjen kanë kosto shumë të lartë për shëndetin mendor”-studimi

Komuniteti queer është një nga grupet me rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe abuzim me substancat narkotike. Për dekada të tëra, shumë shkencëtarë supozuan gabimisht që njerëzit LGBTQ + ishin në thelb patologjik, dhe për këtë arsye në rrezik më të madh për çrregullime mendore. Menjëherë pas hulumtimeve të bazuara në sondazhet aktuale të njerëzve LGBTQ + që filluan së pari në fund të viteve 1990, diskriminimi dhe stigmatizimi u zbuluan se ishin dëmet kryesore për shëndetin mendor LGBTQ +. Komuniteti queer që atëherë ka fituar deri diku pranimin nga shoqëria. Tani, disa studiues të shëndetit mendor LGBTQ + po e zhvendosin fokusin e tyre te stresi që vjen nga vetë komuniteti.

Shërohet nga HIV personi i dytë në botë

Një burrë nga Londra është bërë personi i dytë në botë që shërohet nga HIV, thonë mjekët.

Adam Castillejo është tanimë i shëruar, pas 30 muajve që kur ka ndaluar terapinë anti- retrovirale.

Ai nuk u shërua nga ilaçet kundër HIV, por nga një trajtim i qelizave burimore që ai mori për një kancer që ai gjithashtu kishte, raporton revista “Lancet HIV”.

Koronavirusi: “Unë kam ngecur në izolim me prindërit e mi homofobë”

Koronavirusi: “Unë kam ngecur në izolim me prindërit e mi homofobë”

Miliona qytetarë në mbarë botën, janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka goditur globin, por Europa mbetet rajoni më i prekur dhe epiqendra e pandemisë, -sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në Britaninë e Madhe, për shkak të izolimit nga koronavirusi, shumë të rinj janë detyruar të izolohen së bashku me prindërit e tyre, që nuk e pranojnë seksualitetin e tyre.

Legalizimi i martesave gay ka shkaktuar një rënie dramatike të niveleve të vetëvrasjeve LGBT

Në qershor të vitit 2015 Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara shpalli ligjin që lejon martesat mes seksit të njëjtë në 50 shtetet e saj.

Legalizimi i martesës gay, u dha mbi 1100 dispozita statutore çifteve të të njëjtit seks, shumë prej tyre duke u dhënë të drejta dhe privilegje që më parë u kishin lejuar vetëm çifteve heteroseksuale.