Në Kosovë u hapet rrugë martesave të gjinisë së njëjtë!

Në Kosovë u hapet rrugë martesave të gjinisë së njëjtë!

Projekt Kodi Civil i Kosovës, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, është prezantuar të martën nga ministri i Drejtësisë atje, Selim Selimi.

Hartimi i tij ishte bërë në konsultim edhe me aktorët vendorë të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile.

Selimi, gjatë konferencës ka thënë se përmes këtij Projekt Kodi synohet që të bëhet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile si Ligjit të Marrëdhënieve të Detyrimeve, Ligjit të Pronësisë dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë.

Pyetësor për Covid-19 (Koronavirus)

 

 

Ky pyetësor ka për qëllim vlerësimin e situatës socio-ekonomike dhe psikologjike të komunitetit LGBTI+ gjatë COVID 19 (Koronavirusit). Plotësimi i pyetësorit është anonim dhe synon të identifikojë problematikat me të cilat komuniteti LGBTI+, po përballet në mënyrë të tillë që organizatat Aleanca LGBTI dhe Streha LGBTI, t’ju vijnë në ndihmë përmes punës së tyre dhe gjithashtu të dëtyrojnë institucionet shtetërore të ndërmarrin përgjegjësitë e tyre, gjatë kësaj pandemie.

Mund ta plotësoni pyetësorin në linkun e mëposhtëm:

Kliko për të plotësuar pyetësorin

Në muzeun e Butrintit gjendet edhe një statujë e të dashurit të Perandorit Adrian!

Butrinti është një ndër qytetet më të vjetra shqiptare, në të cilin ende gërmohet dhe arkeologët gjejnë vit pas viti fakte të reja për historinë e vendit tonë.

Por, në muzeun e Butrintit gjendet edhe një statujë e Antinous të dashurit të Perandorit Adrian.

HISTORIKE / Shqipëria ndalon ndërhyrjet kirurgjikale tek fëmijët interseks

 

Për herë të parë në Shqipëri, është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, një protokoll Mjekësor për Vlerësimin e Fëmijëve me Zhvillim Gjenital Atipik, ose personat interseks.

Kjo është një ndër arritjet më të mëdha të organizatave për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut, dhe organizatave që mbrojnë specifikisht fëmijët dhe personat me Zhvillim Gjenital Atipik, në Shqipëri.

Mali i Zi njeh çiftet e të njëjtit seks

 

Parlamenti malazez ka miratuar para disa minutash draft ligjin për njohjen e Partnerëve të së njëjtit seks.

Për miratimin e ligjit nevojiteshin 41 vota, ndërsa ai është miratuar në parlament me 42 vota.

Një vendim historik që i hap rrugën njohjes së martesave brenda gjinisë në vendin fqinj.

Organizatat LGBTI në vend e kanë cilësuar vendimin si historik dhe si hapin e parë të madh në rrugën e gjatë drejt barazisë.

Vendimi historik në SHBA: Punëtorët e komunitetit LGBT nuk mund të pushohen nga puna!

Vendimi historik në SHBA: Punëtorët e komunitetit LGBT nuk mund të pushohen nga puna!

Gjykata Supreme e SHBA ka vendosur që punëdhënësit që pushojnë punëtorët vetëm se janë homoseksualë ose transgjinorë po shkelin ligjet e të drejtave civile të vendit.

Mijëra persona kërkojnë zëvendësimin e statujës së Kristofor Kolombit me aktivisten transgjinore

 

Më shumë se 24,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion në internet për të zëvendësuar një statujë të Kristofor Kolumbit në Elizabeth, Nju Xhersi, me  atë të Marsha P. Johnson, një aktiviste transgjinore me ngjyrë që lindi atje.

 “Ne duhet të përkujtojmë Marsha P. Johnson për gjërat e mrekullueshme që ajo bëri gjatë jetës së saj dhe për frymëzimin që ajo është për anëtarët e komunitetit LGBTI+ në të gjithë botën, veçanërisht gratë e zeza trans”, shkroi Celine De Silva, organizatorja e peticionit në Change.org  , i cili kishte arritur gati 25,000 nënshkrime që prej pasdites së së hënës.

Zvicra njeh martesat e të njëjtit seks!