Rusia bëhet më autoritare me ndryshimet kushtetuese, arrestohen 20 aktivistë LGBTI!

Rusia bëhet më autoritare me ndryshimet kushtetuese, arrestohen 20 aktivistë LGBTI!

Mbi 30 njerëz u arrestuan në fundjavë në Shën Petersburg dhe Moskë, ndërsa protestuan kundër projektligjit, i paraqitur në 14 korrik parlamentit dhe kishin për qëllim ndryshimin e ligjit të familjes.

Në përputhje me reformën e fundit kushtetuese, të porositur nga Putin dhe të miratuar me referendum në 1 korrik, në bazë të së cilës ri përkufizohet martesa si “bashkim midis një burri dhe një gruaje”, deputetët propozues kërkojnë një ndalimtë qartë të martesave për njerëzit të të njëjtit seks.

Në prag të zgjedhjeve, situata për komunitetin LGBTI në Poloni sa vjen e vështirësohet!

Në prag të zgjedhjeve, situata për komunitetin LGBTI në Poloni sa vjen e vështirësohet!

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda të hënën propozoi ndryshimin e kushtetutës për të ndaluar çiftet LGBT të birësojnë fëmijë përpara balotazhit presidencial të së dielës në të cilën kandidatët po garojnë në një garë të ngushtë kokë më kokë.

Kandidati i Platformës Qytetare të opozitës, kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskoëski, tha fundjavën e kaluar se ai është gjithashtu kundër birësimit të fëmijëve nga çiftet LGBT.

Lajm i mirë për komunitetin LGBTI/ Në Maqedoninë e Veriut fitojnë social-demokratët!

 

Të mërkurën e 15 korrkut, 1.814.263 qytetarë me të drejtë vote në Maqedoninë e Veriut iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re e cila do ta drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet janë mbajtur në mes të krisës së koronavirusit, ndërsa sipas komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të drejtën e votës e kanë ushtruar 922 678 qytetarë apo 50.86 për qind e votuesve.

Tanimë kur nuëmrimi është drejt fundit, fituesi i këtyre zgjedhjeve është konfirmuar koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga Social-demokratët e LSDM, të Zoran Zaev.

Shërohet personi i parë me HIV përmes ilaҫeve!

Shërohet personi i parë me HIV përmes ilaҫeve!

Studiuesit thonë që HIV është shëruar për herë të parë në histori me ilaҫe, gjë e cila  krijon një shpresë të madhe drejt një kure për HIV-in!

Studimi ka përfshirë një burrë brazilian 34-vjeçar i cili u diagnostikua me HIV në vitin 2012. Ai filloi terapi antiretrovirale (ART) dhe iu dha ilaçe të tjera që përfshinin nikotinamide, një formë e vitaminës B3.

LC Waikiki ndalon përdorimin e ylberit dhe simboleve LGBT+

LC Waikiki ndalon përdorimin e ylberit dhe simboleve LGBT+

Kompania turke e veshjeve LC Waikiki, e cila ka dhe një rrjet të gjerë dyqanesh në Shqipëri dhe Kosovë, u tha punonjësve të saj “të mos përdorin ylberin në një mënyrë që mund të perceptohet si simbol për komunitetin LGBT+ dhe njëkohësisht të zvogëlojnë numrin e ngjyrave të përdorura në produkte dhe të dallojnë nuancat e ngjyrave”.

“Në qershor dhe korrik, simbolet e ylberit, njëbrirëshave, ylber + njëbrirësh nuk duhet të përdoren në atë mënyrë që të krijojë perceptimin e të qenit pjesë e komunitetit LGBT”, tha kompania e tekstilit LCW në një e-mail të dërguar për punonjësit e saj.

Në Kosovë u hapet rrugë martesave të gjinisë së njëjtë!

Në Kosovë u hapet rrugë martesave të gjinisë së njëjtë!

Projekt Kodi Civil i Kosovës, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, është prezantuar të martën nga ministri i Drejtësisë atje, Selim Selimi.

Hartimi i tij ishte bërë në konsultim edhe me aktorët vendorë të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile.

Selimi, gjatë konferencës ka thënë se përmes këtij Projekt Kodi synohet që të bëhet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile si Ligjit të Marrëdhënieve të Detyrimeve, Ligjit të Pronësisë dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë.

Norvegjia vendos t’u japë prioritet refugjatëve LGBTI!

Norvegjia vendos t’u japë prioritet refugjatëve LGBTI!

Shteti nordik Novegjia, ka vendosur se refugjatët LGBTI të kenë përparisi në krahasim me refugjatët e tjerë, për të marrë statusin e azilantit, dhe të tranferohen më shpejt nga qendrat e azilit në vendbanimin e përhershëm.

“Për fat të keq në shumë vende njerëzit nuk nuk janë të lirë të duan atë që dëshirojnë”, tha ministrja norvegjeze e emigracionit Grude Kreek Almeland.

Në muzeun e Butrintit gjendet edhe një statujë e të dashurit të Perandorit Adrian!

Butrinti është një ndër qytetet më të vjetra shqiptare, në të cilin ende gërmohet dhe arkeologët gjejnë vit pas viti fakte të reja për historinë e vendit tonë.

Por, në muzeun e Butrintit gjendet edhe një statujë e Antinous të dashurit të Perandorit Adrian.