Përshëndetje,
Ky pyetësor zhvillohet prej disa vitesh nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI dhe ka për qëllim të masë nivelin e diskriminimit dhe dhunës që përjetojnë personat e komunitetit LGBTI+.
Të dhënat që do të mblidhen nga plotësimi i tij, janë plotësisht konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllim dokumentimi. Formati në Google Form nuk e mundëson zbulimin e identitetit dhe vendndodhjes suaj, si dhe të gjitha të dhënat do të mbeten anonime.
KLIKO KETU
Pjesëmarrja në pyetësor është plotësisht vullnetare dhe ju mund të tërhiqeni në çdo moment nga plotësimi i tij, në këtë rast të dhënat tuaja do të përjashtohen nga dokumentimi. Për çdo paqartësi në lidhje me plotësimin e pyetësorit apo nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth dokumentimit të rasteve të diskriminimit me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor, mund të na kontaktoni në adresën e emailit Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Faleminderit për kohën e dedikuar!