10 Vite Tirana Pride

Prindër e fëmijë, të rinj e të reja ishin pjesë e kësaj ekspozite që shfaqte marshimet e komunitetit LGBT ndër vite, ku me shumë guxim është ngritur zëri për atë që ata besojnë, për energjinë, jetën dhe të drejtën e dashurisë.

Me fjalë të bukura, e fjalë zemre ju themi thjesht, “Flije mendjen plako, ca njerëz janë GAY”. 

E ardhmja e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi në pikëpyetje

Nga Isa Myzyraj

Të drejtat LGBTI në Mal të Zi

Me datën 1 korrik parlamenti i Malit të Zi, miratoi një vendim historik, ku ligjërisht njihej partneriteti mes të njëjtit seks.

Organizatat LGBTI në vend e kanë cilësuar vendimin si historik dhe si hapin e parë të madh në rrugën e gjatë drejt barazisë.

Organizata LGBTI Forum vlerësoi miratimin e ligjit si një hap historik në luftën për të drejtat e njeriut të njerëzve LGBTI në Mal të Zi.

Implementimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në kontekstin shqiptar/Perspektivë LGBTI+

Pavarësisht pandemisë, nuk duhet larguar vëmendja nga rreziku i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

Pandemia e shkaktuar prej Sars-Cov2 duket se ka përqëndruar të gjithë burimet e sistemit tonë shëndetësor në trajtimin e rasteve të të prekurve nga virusi dhe gjurmimin e tyre për të ndaluar përhapjen e mëtejshme në komunitet.

Por me kapacitetet e strukturave të shëndetit publik drejt mbingarkesës dhe vëmendjen e të gjithë publikut të përqëndruar te koronavirusi i ri, rreziku i mostrajtimit të sëmundjeve të tjera kronike, midis tyre dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme sa vjen e shtohet.

Pandemia, një izolim i dytë për komunitetin LGBTI+

Në fillimet e karantinimit, përpjekja ime për të ruajtur qetësinë, për të mbushur ditët me gjithçka mundja për të mos u ndjerë e kufizuar, funksionoi. Kur kjo zgjati, gjithçka nisi të bëhej mbytëse. Njerëzit ishin po të njëjtit dhe ata po bëheshin të tepërt”.

Kështu rrëfehet Inesi*, një vajzë lesbike, teksa kujton si gradualisht pandemia erdhi duke e rënduar atë emocionalisht çdo ditë, privuar nga liria për të lëvizur dhe për të gëzuar momente ku ajo mund të jetë vetvetja.

Pakistani bllokon Grinder, Tinder, dhe tre aplikacione të tjera “imorale”

Qeveria e Pakistanit ka bllokuar Tinder, Grindr dhe tre aplikacione të tjera takimesh.
Lëvizja e fundit e qeverise, synon për të frenuar platformat në internet që mendohet se po shpërndajnë “përmbajtje imorale”.

Në Pakistan marrëdhëniet jashtëmartesore dhe homoseksualiteti janë të paligjshme. Autoriteti Telekomunikues i Pakistanit tha se i ka dërguar njoftime menaxhimit të pesë aplikacioneve, “duke mbajtur parasysh efektet negative të përmbajtjes imorale / të pahijshme”.

Trajnimi i trajnerëve mbi çështjet LGBTI+ me Policinë e Shtetit

Trajnimi i trajnerëve mbi çështjet LGBTI+ me Policinë e Shtetit

Ditën e sotme, në kushte të reja pandemie, nisi të mbahet online trajnimi i trajnerëve në Akademinë e Sigurisë mbi çështjet LGBTI+ dhe se si strukturat e Policisë së Shtetit mund të adresojnë më mirë rastet e dhunës apo diskriminimit ndaj personave LGBTI+ në Shqipëri.

Sulm i paprecedentë ndaj aktivistit LGBTI në Mal të Zi!

Danijel Kalezić, Drejtor Ekzekutiv i Queer Montenegro dhe Bashkëkryetar i Bordit Drejtues të ERA është sulmuar verbalisht mbrëmë në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgorica, në atë që duket të jetë një seri sulmesh verbale dhe fizike kundër pakicave të ndryshme në të gjithë vendin, pas zgjedhjet e 30 gushtit.

X