Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2011 JoomlaWorks Ltd.

Diskriminimi dhe dhuna me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor

Përshëndetje,

Ky pyetësor zhvillohet prej disa vitesh nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI dhe ka për qëllim të masë nivelin e diskriminimit dhe dhunës që përjetojnë personat e komunitetit LGBTI+.

Të dhënat që do të mblidhen nga plotësimi i tij, janë plotësisht konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllim dokumentimi. Formati në Google Form nuk e mundëson zbulimin e identitetit dhe vendndodhjes suaj, si dhe të gjitha të dhënat do të mbeten anonime.
KLIKO LINKUN: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfLHN0K2A4biq7DNV9QpdxUfm-gf1hLM8-HIjNQHefoEMwlmQ/viewform

Pjesëmarrja në pyetësor është plotësisht vullnetare dhe ju mund të tërhiqeni në çdo moment nga plotësimi i tij, në këtë rast të dhënat tuaja do të përjashtohen nga dokumentimi. Për çdo paqartësi në lidhje me plotësimin e pyetësorit apo nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth dokumentimit të rasteve të diskriminimit me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor, mund të na kontaktoni në adresën e emailit This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

Thirrje për vullnetarë

Termat e Referencës për Vullnetarët e Konferencës Rajonale të ERAs:

“Të drejtat tona, e ardhmja juaj”, 4-10 Nëntor 2019, 

Tirana International Hotel and Conference Center, Tiranë 

ERA – LGBTI Equal Rights Association për Ballkanin Perëndimor dhe Turqine, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e saj anëtare në Shqipëri po organizon konferencën rajonale vjetore “Të drejtat tona, e ardhmja juaj” e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 5-9 Nëntor 2019. Pjesëmarrësit e huaj mbërrijnë në Shqipëri në datat 3, 4, 5 dhe 6 Nëntor dhe larohen nga vendi në datën 10 Nëntor. Konferenca do të ndiqet nga më shumë se 150 delegatë nga Ballkani, Turqia, Europa dhe më gjerë. 

Në mënyrë që konferenca të jetë e suksesshme, ERA dhe organizatat lokale kanë nevojë për ndihmën e rreth 15 vullnetarëve të cilët mund të na bashkohen në këtë aktivitet.   

Kërkesat kryesore për vullnetarët janë:

Shqipëria refuzon 5 nga rekomandimet e OKB mbi të drejtat LGBTI

(Burimi:Historia-ime.com)

 

Grupi i Punës për Rishikimin Periodik Universal (UPR) mbajti seancën e tridhjetë e tretë të punës në datat 6 deri më 17 maj 2019.
Në këtë seancë, shtetet anëtare të OKB rishikojnë praktikat e e njëri-tjetrit në zbatimin e të drejtave të njeriut, duke dhënë rekomandimet e tyre, pas një raportimi të institucioneve përgjegjëse dhe organizatave të shoqërisë civile.

Rishikimi i Shqipërisë u mbajt më 6 maj 2019. Delegacioni i Shqipërisë kryesohej nga Zëvendës Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Artemis Dralo. Gjatë dialogut interaktiv, 66 delegacione dhanë deklarata dhe Shqipëria mori gjithsej 197 rekomandime, 14 prej tyre ishin rekomandime në fushën e SOGIESC (orientimi seksual, identiteti gjinor, shprehitë gjinore dhe karakteristikat e seksit). Ky është një numër dukshëm më i lartë në krahasim me ciklin e mëparshëm të UPR, kur vendi ynë mori vetëm 3 rekomandime në fushën e SOGIESC.

Mbyllet me sukses java e trajnimit për policimin e krimeve të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI

Ditën e djeshme u mbyll me sukses dita e fundit e trajnimit 4 ditor me oficerë të Policisë së Shtetit, për policimin e krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Ky trajnim nxori në pah vështirësitë me të cilat përballet komuniteti LGBTI gjatë të përditëshmes së tyre, por gjithashtu edhe vështirësitë që has policia në identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave te ndryshme me të cilat përballet ky komunitet.

Publikimi i raportit vjetor të organizatave kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI në Shqipëri

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, dy prej organizatave kryesore në vend për mbrojtjen dhe avokimin për kauzën LGBT+,  bëjnë me dije publikimin e raportit vjetor për situatën e respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri dhe raportin e Monitorimit të gjuhës së urrejtjes në median online.

Të dy raportet vijnë si rezultat i një pune disa mujore të udhëhequr prej organizatave dhe paraqesin situatën shqetësuese me të cilën individët e komunitetit detyrohen të përballen në përditshmërinë e tyre. Në vitet e fundit fatkeqësisht vërehet një stanjacion dhe deri diku përkeqësim, përsa i përket respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT+.

Këshillim online për personat LGBT

Platforma është titulluar “SOS LGBT” dhe ofron shërbim profesional psikologjik dhe mjekësor për komunitetin dhe familjarët e tyre, duke ndihmuar në lehtësimin e procesit të shpalljes publike të identitetit të tyre, pranimin e vetes dhe të të tjerëve. Gjithashtu, kjo linjë këshillimi ka për synim të thellojë njohuritë sa i përket shëndetit mendor, seksual dhe riprodhues, mjeteve mbrojtëse dhe institucioneve që mund t’u vijnë në ndihmë, por edhe trajtimin profesional të rasteve të diskriminimit, bullizmit apo proleme të tjera të integrimit shoqëror. Përveçse nga Shqipëria, në këtë platformë kanë kërkuar ndihmë dhe kanë kontaktuar edhe persona që jetojnë në Belgjikë, Maqedoni, Shkup, Mal të Zi, dhe Kosovë,  ku kjo e fundit ka pasur rreth 10% të rasteve.

© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com