Organizatat apel Ministrisë së Shëndetësisë: Disa pacientë të mos kenë kufizime në lëvizje!

Shoqata Together for Life, në bashkëpunim me Shoqatën e Pacientëve me Hepatite dhe të Transplantuarve të Shqipërisë përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH, kanë kërkuar që  të sëmurët me trajtime kronike që i marrin informacionet vetëm nga specialistët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) dhe tërheqin medikamentetet vetëm pranë QSUT-së, si: pacientët me Hemofili; pacientët me Hepatite; të Transplantuarit; personat me HIV-AIDS etj, të mos kenë kufizime në lëvizje, dhe të përjshtohen menjëherë nga vendimet e qeverisë për shtetrrethimin.

Historitë e patreguara të komunitetit LGBTI në Bristol do të publikohen për herë të parë

Varrezat e njohura, dhe ndër më të mëdhatë në Britani të Madhe, Arnos Vale në Bristol, u hapën për herë të parë në vitin 1837.

Varrezat kanë të dhëna për varret e 170,000 njerëzve të varrosur atje.

Por, tanimë në një projekt të ri që po zhvillohet në Bristol, aty do të tregohen historitë për të cilat nuk është folur kurrë, historitë e personave LGBTI.

Çfarë duhet të dinë njerëzit me HIV për koronavirusin!

John Brooks nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se njerëzit të cilët janë HIV pozitiv kanë një mundësi më të madhe të preken nga koronavirusi i ri, COVID-19.
Megjithatë, duke pasur parasysh se COVID-1 mbetet i panjohur si sëmundje, ai këshilloi që të gjithë personat me HIV të marrin masa paraprake.

Historike në Kroaci/ Gjykata Kushtetuese: Ҫiftet e të njëjtit seks mund të jenë prindër kujdestarë

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë në një vendim historik, ka vendosur se çiftet e të njëjtit seks në Kroaci kanë të drejtë të jenë prindër kujdestarë me të njëjtat kushte si të gjithë të tjerët.

Gjykata kushtetuese kroate, mori këtë vendin pas një sërë kërkesash se ҫiftet e të njëjtit seks nuk mund të kenë fëmijë nën kujdestarinë e tyre dhe pas debateve të ashpra mes institucioneve në vend.

Shërohet nga HIV personi i dytë në botë

Një burrë nga Londra është bërë personi i dytë në botë që shërohet nga HIV, thonë mjekët.

Adam Castillejo është tanimë i shëruar, pas 30 muajve që kur ka ndaluar terapinë anti- retrovirale.

Ai nuk u shërua nga ilaçet kundër HIV, por nga një trajtim i qelizave burimore që ai mori për një kancer që ai gjithashtu kishte, raporton revista “Lancet HIV”.

Martesa e parë e të njëjtit seks zhvillohet në Irlandën Veriore

Dy vajza në Belfast të Irlandës së Veriut janë bërë ҫifti i parë i të njëjtit seks që janë martuar në historinë e vendit.

Robyn People, 26, dhe Sharni Edvard, 27 vjeç, bënë histori në një ceremoni në një hotel në Carrickfergus, County Antrim, të martën pasdite. Martesa e tyre erdhi pas një ndryshimi ligji që ndodhi së fundmi në Irlandën e Veriut.

Legalizimi i martesave gay ka shkaktuar një rënie dramatike të niveleve të vetëvrasjeve LGBT

Në qershor të vitit 2015 Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara shpalli ligjin që lejon martesat mes seksit të njëjtë në 50 shtetet e saj.

Legalizimi i martesës gay, u dha mbi 1100 dispozita statutore çifteve të të njëjtit seks, shumë prej tyre duke u dhënë të drejta dhe privilegje që më parë u kishin lejuar vetëm çifteve heteroseksuale.

Raporti për të drejtat LGBTI në Europë/ Rritet gjuha e urrejtjes

Shoqata Ndërkombëtare Lesbian, Gay, Biseksual, Trans dhe Intersex (ILGA Europe) e cila merret me të drejtat e komunitetit LGBTI, ka publikuar raportin e 10 me radhë të zbatimit të të drejtave të komunitetit LGBTI në vitin 2019, në 49 vende të Europës, dhe 5 vendet e Azisë Qëndrore.