Diskriminimi dhe dhuna me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor

Përshëndetje,
Ky pyetësor zhvillohet prej disa vitesh nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI dhe ka për qëllim të masë nivelin e diskriminimit dhe dhunës që përjetojnë personat e komunitetit LGBTI+.

Shqipëria refuzon 5 nga rekomandimet e OKB mbi të drejtat LGBTI

Në këtë seancë, shtetet anëtare të OKB rishikojnë praktikat e e njëri-tjetrit në zbatimin e të drejtave të njeriut, duke dhënë rekomandimet e tyre, pas një raportimi të institucioneve përgjegjëse dhe organizatave të shoqërisë civile. Rishikimi i Shqipërisë u mbajt më 6 maj 2019. Delegacioni i Shqipërisë kryesohej nga Zëvendës Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Artemis Dralo.

Publikimi i raportit vjetor të organizatave kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI në Shqipëri

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, dy prej organizatave kryesore në vend për mbrojtjen dhe avokimin për kauzën LGBT+,  bëjnë me dije publikimin e raportit vjetor për situatën e respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri dhe raportin e Monitorimit të gjuhës së urrejtjes në median online.

Thirrje për vullnetarë

Termat e Referencës për Vullnetarët e Konferencës Rajonale të ERAs:

“Të drejtat tona, e ardhmja juaj”, 4-10 Nëntor 2019, 

Tirana International Hotel and Conference Center, Tiranë 

ERA – LGBTI Equal Rights Association për Ballkanin Perëndimor dhe Turqine, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e saj anëtare në Shqipëri po organizon konferencën rajonale vjetore “Të drejtat tona, e ardhmja juaj” e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 5-9 Nëntor 2019.

Mbyllet me sukses java e trajnimit për policimin e krimeve të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI

Ditën e djeshme u mbyll me sukses dita e fundit e trajnimit 4 ditor me oficerë të Policisë së Shtetit, për policimin e krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Ky trajnim nxori në pah vështirësitë me të cilat përballet komuniteti LGBTI gjatë të përditëshmes së tyre, por gjithashtu edhe vështirësitë që has policia në identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave te ndryshme me të cilat përballet ky komunitet.

Këshillim online për personat LGBT

Prej shtatorit të vitit 2017, është publikuar platforma e parë e këshillimit online për personat e komunitetit LGBTI. Ky projekt është iniciuar nga bashkëpunimi i organizatave Pro LGBT dhe Aleanca LGBT, çka ka gjetur mbështetjen edhe të organizatave partnere jashtë shtetit.