A jetohet gjithë jetën i vetëm?

 

Nëse do të zbulonin që jam gej, frika më e madhe e imja është se nuk do të më punësonin askund, familja nuk do të më pranonte. Madje edhe shoqëria do më largohej, por a jetohet gjithë jetën i vetëm?

Gazetar,23 vjec, gej

"Frika ime më e madhe .."

 

 

Frika ime më e madhe është që mos të lëndoj prindërit duke dal hapur që jam gej. Ata kanë një mentalitet të tillë që nuk do ta kishin të lehtë ta pranonin. Nëse do e zbulonin për mua, për këtë që jam, jeta ime do të shkatërrohej. Shqipëria është një vënd ku ti duhet të jetosh brënda kornizës, por është e nevojshme që të përpiqesh të dalësh nga kjo kornizë që të shpëtosh dhe të rigjesh veten.

Gej, 32 vjec

 

"Eksperienca ime më e keqe.."

Eksperienca ime më e keqe e të qënit gei ka qënë në mjedisin e punës. Më kujtohet kur ishim në pushimin e drekës, po shikonim një person të komunitetit LGBT që po fliste në telvizor,, dhe kur dëgjoja kolegët e punës të shanin dhe të ofendonin atë, më kanë bërë të ndihem shumë keq dhe madje të urreja veten.

 

Ekonomiste, 26 vjec.

"Do doja te kisha guximin e duhur per.."

E kam kuptuar qe isha lesbike qe kur isha 12 vjec. Do doja te kisha guximin e duhur per ti thene familjes ajo qe jam realisht, por kam shume frike qe do i humbas. Gjyshja  vdiq pa me njohur se kush une isha ne te vertete, besoj se ashtu do ndodhi dhe me te tjeret.

 Kamariere, 22 vjec, lesbike

Dashuria vjen në forma të ndryshme.

 

 

Do doja që personat e komuniteti LGBT pavarësisht vuajtjeve që kalojnë të kuptojnë sa e bukur është jeta dhe ta jetojnë atë. Nuk ka përse të ketë vetëm një orientim seksual, sepse dashuria vjen në forma të ndryshme.

Piktore, 24 vjec, biseksuale